Thursday, 5. March 2026
Futboll

Kroos kritikon ashpër Schlotterbeck: Bëri veprime jo inteligjente ndaj Bayern Munich

GS 05/03/2026 2 Min. Lesezeit

Humbja 3-2 e Borussia Dortmundit ndaj Bayern Munich në klasiken gjermane duket se ka shuar pothuajse përfundimisht shpresat e verdhezinjve për titullin në Bundesliga. Një nga më të kritikuarit pas ndeshjes ishte mbrojtësi Nico Schlotterbeck, i cili u përfshi në disa episode vendimtare dhe polemizuese gjatë lojës. Performanca e tij u komentua edhe nga ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos.

Në podcastin “Einfach mal luppen”, Kroos analizoi penalltinë e shkaktuar nga Schlotterbeck në minutën e 69-të, duke e quajtur “një veprim jo inteligjent”. Ai shpjegoi se çfarë do të kishte bërë vetë: “Do të qëndroja larg”. Sipas tij, nëse e kupton që kundërshtari do të të kalojë në zonë dhe nuk mund ta arrish topin, duhet ta pranosh situatën dhe të shmangësh gabimin që sjell gol.

Kroos theksoi se “ndërhyrja ndaj Josip Stanisic i dha Bayernit një mundësi të qartë për gol dhe Schlotterbeck e përkeqësoi situatën”. Vëllai i tij Felix kujtoi edhe një episod tjetër në fillim të ndeshjes, kur Schlotterbeck rrëzoi Serge Gnabry, “një aksion që mund të ishte gjithashtu penallti”. Për një ndërhyrje të ashpër ndaj Stanisic, Kroos shtoi: “Për mua ishte karton i kuq”.

Teilen: