Kosova dhe Shqipëria pritet që të organizojnë kampionatin evropian të volljebollit për grupmoshat U-16.
Vendimi për të organizuar në mbledhjen e bordit administrativ të Konferderatës Evropiane të Vollejbollit,ku kjo është konfirmuar edhe nga presidenti i CEV-it Roko Sikiriq nëpërmjet një letre drejtuar dy krerëve të federative përkatëse Bahri Gjinovci dhe Erlind Pëllumbi.
Përndryshe turneu pritet të zhvillohet në Prishtinë dhe Tiranë,teksa pritet të marrin pjesë rreth 16 shtete evropiane.
Ndërkohë FVK-ja shkruan se ky vendim i CEV vije në saje të oragnizimit të suksesshëm të evropianit U16-të për vajza nga Kosova dhe Shqipëria,dhe që u vlerësua lartë nga drejtuesit e CEV-it.
Kujtojmë që ky kampionat që do të zhvillohet në Kosovë dhe Shqipëri pritet të sjellë talentët premtues në vollejbollin evropian.