Thursday, 5. March 2026
Futboll

Liverpool i prish planet Real Madridit, të kuqtë futen seriozisht në garë për objektivin numër 1 të “Los Blancos”

GS 05/03/2026 1 Min. Lesezeit

Duke qenë se Ibrahima Konate do të largohet si lojtar i lirë në verë, pasi nuk ka pranaur deri tani rinovimin dhe Virgil van Dijk hyn në vitin e fundit të kontratës, Liverpool është i detyruar të ndërhyjë në merkato për të forcuar qendrën e mbrojtjes.

Prej kohësh është përfolur për një interes të madh ndaj Alessandro Bastoni-t, por largimi i italianit nga Inter duket shumë i vështirë për të nodhur këtë verë. Në këtë situatë, Liverpool po moniton një tjetër qendërmbrojtës, transferimi i të cilit është shumë i mundshëm.

Bëhet fjalë për Nico Schlotterbeck, i cili ka bërë të ditur se do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit, një vit para përfundimit të kontratës. 26-vjeçari gjerman është objektiv madhor i Real Madridit, i cili po ashtu synon të forcojë qendrën e mbrojtjes.

Por, duke ditur çmendurinë që Liverpool bëri merkaton e kaluar, Real Madrid do ta ketë shumë të ëvshtirë transferimin e Schlotterbeck. Dortmund e vlerëson 50-60 milionë euro qendërmbrojtësin gjerman.

Teilen: