Ai do të jetë i pranishëm në San Siro, por jashtë fushe. Lëndimi i pësuar kundër Bodo/Glimt në Norvegji do ta mbajë Lautaro Martinez jashtë edhe për dy javë të tjera: qëllimi është të jetë kundër Fiorentina, ndeshja e fundit para pushimit të marsit.
Rikuperimi i tij po ecën mirë, siç deklaroi vetë kapiteni i Inter në një bisedë me tifozët e zikaltër: “Ditë pas dite, po përmirësohet, do të jem aty” Gjithsesi, asnjë njoftim për kohën e tij të rikuperimit, ndërkohë që mungesa e argjentinasi është ndjerë mjaft.
Në katër ndeshjet e luajtura pa Lautaro, sulmi i Inter e ka ndjerë mungesën e golave: një fitore në kampionat kundër Lecce, një humbje në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Bodo, një fitore në kampionat kundër Genoas dhe një barazim në Kupën e Italisë kundër Como.
U shënuan pesë gola, por asnjë sulmues nuk gjeti rrjetën. Mungesa e Lautaro është ndjerë edhe në aspektin e lojës së skuadrës dhe rasteve të krijuara. Ky është një problem që Chivu do të duhet ta adresojë edhe në derbin e së dielës në mbrëmje.