Saturday, 7. March 2026
Futboll

Arnim për qendrën e mbrojtjes, Barcelona piketon talentin kroat të Tottenham

GS 06/03/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona po kërkon një qendërmbrojtës për merkaton e verës. Pau Cubarsi, Gerard Martin dhe Ronald Araujo nuk janë në nivelin që pritet nga Hansi Flick, kurse Andreas Christensen ka edhe pak muaj kontratë.

Emrat e përmendur deri tani nga mediat janë Nico Schlotterbeck dhe Marcos Senesi. Megjithatë, në vend të një emri tashmë të konsoliduar, Barcelona mund të zgjedhë një talent në rritje. Bëhet fjalë për Luka Vuskovic.

Barcelona kishte shfaqur interes për Vuskovic edhe para transferimit të tij te Tottenham dhe vijon të monitorojë situatën e tij. Këtë sezon, mbrojtësi kroat ka shkëlqyer në huazim te Hamburgu.

Teilen: