Saturday, 7. March 2026
Futboll

Kuzhinierja personale denoncon Neymar, i kërkon dëmshpërblim për shfrytëzim të tepërt

GS 07/03/2026 2 Min. Lesezeit

Një kuzhiniere që ka punuar në vilën e Neymar në Rio de Janeiro ka denoncuar yllin brazilian dhe kompaninë që e punësoi, duke pretenduar se ka pësuar dëmtime serioze fizike për shkak të kushteve të punës. Sipas mediave braziliane, ngjarja lidhet me periudhën korrik 2025–shkurt 2026, kur gruaja shërbente në rezidencën e lojtarit, pas eksperiencave të tij europiane me Barcelonën dhe PSG. Kuzhinierja tregon se ditët fillonin në 7 të mëngjesit dhe duheshin përfunduar në 17 pasdite, por shpesh shkonin deri në 23, ose mesnatë, veçanërisht kur Neymar ftonte shumë mysafirë.

Puna, sipas saj, ishte shumë e rëndë: përveç përgatitjes së mëngjesit dhe darkave për lojtarin, ajo gatuante për grupe që shpesh kalonin 150 persona. Me kalimin e kohës nisën t’i shfaqeshin probleme serioze me shpinën, veçanërisht kolonën vertebrale, të lidhura me ngritjen e mishit dhe zhvendosjen e paisjeve të rënda. Avokatët e saj e përshkruajnë aktivitetin si “punë që kërkonte përpjekje fizike intensive që nga fillimi i kontratës”.

Kuzhinierja kërkon tani dëmshpërblim prej rreth 43.000 euro, duke përfshirë shpenzimet mjekësore, pagesën e orëve ekstra dhe një formë pensioni për dëmtimet. Gjatë punës, ajo merrte 654 euro në muaj, që me orët shtesë arrinin 1.200 euro, përveç se ishte thirrur disa herë të punonte edhe të dielave. Kjo çoi në vendimin për ta çuar çështjen në gjyq, me pasoja ligjore të mundshme për yllin brazilian.

 

Teilen: