Arsenal vazhdon të jetë protagonist dhe në lojë për të gjithë trofetë e mundshëm të këtij sezoni. “Topçinjtë” kanë fituar sot në transfertë 1-2 ndaj Mansfield, ekip i League One (Kategoria e Tretë), e vlefshme për FA Cup.
Sfida u zhbllokua në minutën e 41-të, ku Noni Madueke shënoi një gol tejet të bukur me një goditje klasi me të majtën brenda zonës, pas asistit të Gabriel Martinelli. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Arsenalin. SHIKOGOLIN
Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, të cilët barazuan shifrat me golin e Will Evans, pas një topi të humbur nga Marli Salmon, vetëm 16 vjeç. SHIKOGOLIN
Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe arsenal gjeti golin e avantazhit dhe të fitores me Eze Eberechi, pas një asisti maestral të Christian Norgaard. Rezultati final, 1-2. Londinezët i bashkohen kështu Liverpool-it në dy ekipet e para të kualifikuara në çerekfinale. SHIKOGOLINEZE