Në konferencën e fundit për shtyp, para derbit ndaj Interit, nuk kishte si të mungonte “ngacmimi” i gazetarëve ndaj Max Allegri-t me zërat e fundit që e lidhin me një aventurë të re te Real Madrid.
Megjithatë, Allegri ka dhënë një përgjigje shumë të qartë duke kujtuar që është nën kontratë me Milanin deri në vitin 2027 dhe është shumë i lumtur aty.
“Jam i lidhur me Milanin deri në vitin 2027. E ardhmja ime është nesër. Jam mirë te Milan dhe jam shumë i lumtur. Ne e filluam udhëtimin vetëm në korrik. Klubi po punon për të ardhmen. Por derisa të arrijmë qëllimin tonë, do të duhet të qëndrojmë të përqendruar në të tashmen. Nuk kemi arritur asgjë ende”, tha Allegri.
Teilen: