Tuesday, 10. March 2026
Sport

Zhegrova me sinjal të fortë për Spallettin

GS 10/03/2026 2 Min. Lesezeit

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ka dhënë një sinjal të qartë për përkushtimin e tij te skuadra e Juventusit.

“Tuttosport” raportin se Zhegrova nuk ka shfrytëzuar ditët e pushimit që trajneri Luciano Spalletti u ka dhënë lojtarëve për t’u përgatitur sa më mirë.

Sulmuesi i krahut ishte lojtari i vetëm që ishte paraqitur në qendrën stërvitore “Continassa”, duke zhvilluar një program individual të stërvitjes, së bashku me trajnerët e përgatitjes fizike.

“Ky veprim i Zhegrovës është parë si një mesazh i fortë për stafin teknik dhe drejtuesit e klubit, duke treguar vendosmërinë e tij për të qenë në formën më të mirë të mundshme në vazhdim të sezonit”, ka shkruar “Tuttosport”.

Bëhet e ditur se Zhegrova kishte punuar në aspektin fizike pasi synon përmirësimin e gjendjes fizike për të qenë sa më i përgatitur për sfidat e radhës.

Zhegrova nuk u aktivizua fare në ndeshjen e fundit të Juventusit, të cilën e fitoi 4:0 ndaj Pisas, që u luajt në Torino.

26-vjeçari ka 20 paraqitje për Juventusin këtë sezon në të gjitha garat apo në total 445 minuta lojë.

 

 

 

Teilen: