Wednesday, 28. October 2026
Sport

Carrick e Fernandes sqarojnë problemet, zotohen ta ndihmojnë klubin

GS 28/10/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri Michael Carrick dhe kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, kanë zhvilluar takim për të sqaruar situatën e tensionuar midis tyre.

Fernandes u hoq nga formacioni titullar për ndeshjen që Unitedi e humbi 3:0 nga Bournemouthi në fundjavë.

Fernandes kishte vënë në dyshim taktikën e trajnerit.

“Sky” ka bërë të ditur se pas bisedimeve të dy janë të përkushtuar të fillojnë nga e para për të rikthyer klubin në rrugën e duhur.

“Djajtë e Kuq” janë tetë ndeshje pa fitore në të gjitha garat.

 

Teilen: