Wednesday, 28. October 2026
Sport

Hendboll, Ostlund publikon listën për ndeshjet e radhës

GS 28/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në hendboll i fillon javën e ardhshme kualifikimet e rregullta për Kampionatin Evropian të vitit 2028.

Kosova garon në Grupin 4, ku janë edhe Hungaria, Ishujt Faroe dhe Mali i Zi.

Selektori i Kosovës, Jesper Ostlund, të mërkurën ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e para, ndaj Ishujve Faroe dhe ndaj Hungarisë.

Ndeshja me Ishujt Faroe zhvillohet më 4 nëntor nga ora 20:00 në Torshavn. Ndërkohë më 8 nëntor nga ora 17:15 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kombëtarja jonë luan ndaj Hungarisë.

Të hënën  Kombëtarja jonë udhëton për në Torshavn, ku në mbrëmje e zhvillon stërvitjen e parë. Kthimi nga Ishujt Faroe është të enjten e javës së ardhshme.

Kombëtarja më pas do të vendoset në Ferizaj, ku edhe luhet ndeshja me favoriten e grupit, Hungarinë.

Teilen: