Wednesday, 28. October 2026
Sport

Ballkani e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Vushtrrisë

GS 28/10/2026 1 Min. Lesezeit

Ballkani siç pritej e ka fituar me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen kundër Vushtrrisë.

Të mërkurën Federata e Futbollit e Kosovës përmes Komisionit të Garave zbuloi vendimin për ndeshjen që nuk u zhvillua.

Futbollistët e Vushtrrisë bojkotuan ndeshjen për shkak të moskryerjes së obligimeve nga kryesia e klubit vushtrrias. Dhe nuk dolën në fushë për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Ballkanit të Suharekës.

Dueli Vushtrria – Ballkani i takoi xhiros së 11-të të elitës së futbollit kosovar dhe u desh të zhvillohej në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Por, ajo nuk u zhvillua.

“Duke pasur parasysh gjendjen faktike të konstatuar dhe detyrimin për zbatimin e rregullave që përcaktojnë zhvillimin e rregullt të garave, Komisioni ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet për regjistrimin e ndeshjes me rezultat zyrtar”, shkruan ndër të tjera në vendim.

Tani Ballkani nga 11 ndeshje ka 16 pikë, kurse Vushtrria e fundit me tri pikë.

 

Teilen: