Tuesday, 10. March 2026
Sport

Rodri nën hetim, fqinjët e denoncojnë në polici për shkak të dronëve

GS 10/03/2026 2 Min. Lesezeit

Telashe ligjore për mesfushorin spanjoll të Manchester City, që akuzohet për dhunim të privatësisë nga komshinjtë.

Rodri, futbollisti i Manchester City, “Topi i Artë” në fuqi, po hetohet nga policia në Manchester, pas akuzave për dhunim të privatësisë nga rezidentët e një kompleksi luksoz në Salford.

Ylli spanjoll është denoncuar tek autoritetet përkatëse për përdorimin e ndaluar të një droni pranë dritareve të grataçelave afër banesës së tij. Kjo sjelle e lojtarit ka shkaktuar irritim të banorët, të cilët janë ankuar për një dhunim të patolerueshëm të jetë private.

Disa dëshmitarë kanë thënë se “gjëja e fundit që prisnin të shikonin, teksa ishin duke parë televizor, ishte një dron një metër larg xhamit”. Forcat e rendit kanë nisur menjëherë hetimin për të verifikuar respektimin e normativës së rreptë të mjeteve fluturuese urbane, ndërsa fqinjët janë revoltuar. Ata janë lodhur me ato dritat e verdha që patrullojnë katet e sipërme.

Tani u takon agjentëve të marrin në pyetje mesfushorin 29-vjeçar për të qartësuar, nëse pasioni i tij për teknologjinë i ka kaluar kufijtë e ligjit, duke e transformuar një mënyrë kalimi kohe elitare në një çështje ligjore, që mund të prishë qetësinë te klubi i Guardiolës.

Teilen: