Tuesday, 24. March 2026
Sport

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët paralajmërojnë spektakël në Sllo

GS 24/03/2026 1 Min. Lesezeit

Tifozët zyrtarë të Kombëtares së Kosovës e kanë bërë sot një apel për të gjithë tifozët Dardanë pas interesimit të jashtëzakonshëm për ta mbështetur ekipin e zemrës në Bratisllavë kundër Sllovakisë, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026.

Ata kanë dhënë detaje rreth takimeve dhe lokacionit, por nuk e lanë pa e dhënë premtimin e madh.

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit kosovar. Besa-besë, si kaherë, ballëlartë e me betim me duar në zemër, për Kosovën, për Republikën si amanet i brezave që e ëndërruan dhe nuk arritën ta jetojnë!”, shkruan tifozët Dardanët.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të luhet të enjten mbrëma nga ora 20:45 në Bratisllavë.

Nëse fiton eventualisht Kosova, në finalen e madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të martën tjetër do ta priste fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal, Turqi – Rumani.

Teilen: