Sunday, 12. April 2026
Sport

FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri për shkak të kushteve atmosferike

GS 24/03/2026 1 Min. Lesezeit

FSHF informon se organizimi i Fan Zone në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, i planifikuar për ditën e enjte, më 26 mars 2026, në kuadër të ndeshjes Play-Off për Kupën e Botës mes Polonisë dhe Shqipërisë, anulohet për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike që priten në Tiranë.

Kjo masë është marrë me qëllim sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së tifozëve dhe të gjithë pjesëmarrësve.

FSHF falënderon tifozët për mirëkuptimin.

Teilen: