Biletat për ndeshjen që Kosova e luan më 31 mars në “Fadil Vokrri” janë shitur për pak orë.
Këtë e ka bërë të ditur FFK-ja të martën pasdite. Biletat dolën në shitje të martën paradite, ndërsa pas rreth katër orësh federata njoftoi se janë shitur të gjitha.
Interesimi ishte i jashtëzakonshëm, ndonëse nuk dihet ende kundërshtarja e Kosovës e po ashtu rëndësia e ndeshjes.
Nëse fiton të enjten ndaj Sllovakisë, ndeshja e 31 marsit do të jetë finale e plejofit për kualifikim në Botëror. Nëse mposhet të enjten në Bratislavë, ndeshja e 31 marsit do të jetë miqësore. Turqia apo Rumania janë kundërshtaret e mundshme të Kosovës.
Biletat kishin çmim prej 10 deri në 30 euro. Për zonën VIP, bileta kishte çmim 100 euro.
Entuziazmi rreth përfaqësueses së futbollit është i madh.