Tuesday, 24. March 2026
Futboll

Juventus nuk heq dorë nga Kolo Muani, Juventus i propozon shkëmbimin e bujshëm

GS 24/03/2026 1 Min. Lesezeit

Juventus nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Kolo Muani gjatë merkatos së verës. Francezi është i huazuar te Tottenham deri në fund të këtij sezoni, por aventura e tij në Londër po rezulton shumë zhgënjyese, ku ka shënuar vetëm 5 gola në 34 ndeshje.

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se Juventus do të tentojë në verë blerjen përfundimtare të Kolo Muani, ndërsa PSG ka një propozim tjetër për bardhezinjtë. Sipas raportimit në fjalë, PSG i ka propozuar Juventusit shkëmbimin kokë me kokë me Jonathan David.

Kanadezi po ashtu nuk është se po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Serie A dhe është përfolur shumë një largim të mundshëm në verë. Megjithatë, te Juventus janë të dyzuar për propozimin e PSG-së, pasi ende besojnë se David nuk e ka dhënë më të mirën e tij dhe duan ta mbajnë kanadezin edhe për sezonin e ri.

Teilen: