Saturday, 28. March 2026
Futboll

Kompany jep “ok”, Bayern rrit stekën për mesfushën dhe zgjedh një emër “big” në vend të Goretzka

GS 28/03/2026 1 Min. Lesezeit

Duke qenë se Leon Goretzka do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë dhe do të lërë një boshllëk jo të vogël në mesfushë, drejtuesit e Bayern Munich po ndjekin disa emra për të forcuar këtë repart.

“BILD” bën me dije se Bayern i është shtuar listës së gjatë të ekipeve të interesuara për Sandro Tonali. Me interesimin e jashtëzakonshëm për të nga shumë klube të mëdha, largimi nga Newcastle në verë duket i sigurt.

Vincent Kompany e pëlqen shumë italianin dhe sigurisht që ka dhënë “OK” e tij për këtë lëvizje të mundshme. Sipas raportimit në fjalë kanë nisur kontaktet e para mes palëve për të diksutuar mbi transferimin e mundshëm dhe gjithë detajet e tjera.

Pavarësisht se pretendimet fillestare të Newcastle janë për shifrën 80 milionë euro, te Bayern shpresojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për shifrën 60-65 milionë euro.

Teilen: