Thursday, 2. April 2026
Futboll

Atletico nuk pret fundin e sezonit, arrin që tani marrëveshjen me një nga mesfushorët më të mirë në Serie A

GS 02/04/2026 1 Min. Lesezeit

Mediet spanjolle dhe ato italiane bëjnë me dije se Ederson do të jetë përforcimi i parë i Atletico Madrid për verën e ardhshme. “Colchoneros” kanë arritur marrëveshjen personale me brazilianin dhe janë pajtuar me shifrën e kërkuar nga Atalanta.

Klubi bergamask ka kërkuar 35 milionë euro direkt plus 5 milionë euro të tjera bonuse për të lënë të lirë brazilianin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027.

Ederson duket profili ideal për skemën dhe sistemin e përdorur nga Diego Simeone. Për 26-vjeçarin ka pasur interes të vazhdueshëm edhe nga klubet e tjera të Serie A si Juventus, Milan dhe Inter, por nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Atalantën.

Kujtojmë se Atletico transferoi gjatë merkatos së janarit Ademola Lookman po nga Atalanta për 35 milionë euro dhe nigeriani ka rezultuar një lëvizje e shkëlqyer.

Teilen: