Pas dëmtimit të rëndë që pësoi së fundmi Khvicha Kvaratskhelia, që do ta mbajë gjatë deri në fund të këtij sezoni, PSG po mendon të ndërhyjë në merkato gjatë janarit për të zëvendësuar gjeorgjianin.
Sipas Eurosport, Nico Williams është një kandidat serioz për të zëvendësuar Khvicha Kvaratskhelia. Kjo nuk është hera e parë që anësori spanjoll lidhet me klubin parizien; që kishte shfaqur interes për të që në verën e vitit 2024, kur e kërkonte edhe Barcelona, por sulmuesi vendosi të rinovonte me Athletic Club.
Tani, duke pasur parasysh nevojën për një zëvendësues për krahun e majtë të sulmit, PSG mund të ndërrmarë hapa konkret për transferimin e spanjollit. Williams është nën kontratë me Athletic Club deri në vitin 2035 dhe ka një kluazolë largimi prej 95 milionë eurosh.