Nico Paz vazhdon të jetë vendimtar te Como edhe këtë sezon. Argjentinasi ka kontribuar me 4 gola dhe 5 asiste në 10 ndeshje deri tani. Me nivelin e treguar deri tani, Nico Paz ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, sidomos të Chelsea dhe Manchester United.
Sipas “Tuttomercatoweb”, klubi italian mund të kërkojë deri në 150 milionë euro për të lejuar largimin e argjentinasit. Megjithatë, klubet e interesuara për Nico Paz duhet të kenë parasysh një faktor të rëndësishëm: Real Madridi zotëron një klauzolë riblerjeje prej 80 milionë eurosh, e cila mund të aktivizohet duke filluar nga vera e vitit 2027.
Klubi madrilen lejoi shitjen e Nico Paz te Como verën e kaluar për 60 milionë euro, por vendosi klauzolën e riblerjes. Me formën e vazhdueshme të treguar në dy-tre sezonet e fundit, është e sigurt që Nico Paz do të jetë protagonisti kryesor në merkato në verën e ardhshme. Como do ta ketë shumë të vështirë të sigurojë qëndrimin e tij për vitin e ardhshëm, pavarësisht se kontrata i skadon në qershor 2028.