Thursday, 2. April 2026
Futboll

Juventus siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, mesfushori që i mbaron kontrata te Bayern

GS 02/04/2026 1 Min. Lesezeit

Juventus pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së verës, ku bardhezinjtë synojnë të bëjnë disa përforcime, ku i pari duket se do të jetë transferimi i Raphaël Guerreiro, bën të ditur “Tuttosport”.

Portugezit i mbaron kontrata aktuale me Bayern në qershor dhe nuk do të ketë rinovim, ndaj do të largohet si lojtar i lirë. 32-vjeçari mund të luajë si mesfushor dhe si mbrojtës i majtë, cilësitë dhe aftësitë e tij përshtaten më së miri me profilin që kërkon Juventus për mesfushën dhe mbrojtjen.

Problemi i vetëm që mbetet për t’u zgjidhur ende është rroga e lojtarit. Portugezi te Bayern paguhet 4.2 milionë euro në vit, ndërkohë që propozimi i bardhezinjve nuk i kalon 3 milionë eurot.

Përveç Juventusit, për Raphaël Guerreiro-n ka interes konkret edhe nga Benfica, por transferimi drejt bardhezinjve duket opsion më i mundshëm.

Teilen: