Sunday, 5. April 2026
Futboll

Surpriza e radhës në FA Cup, Southampton eliminon Arsenalin (video)

GS 04/04/2026 1 Min. Lesezeit

Southampton është gjysmëfinalisti i tretë i FA Cup, pas fitores 2-1 ndaj Arsenalit në sfidën e luajtur në “St. Mary’s Stadium”. Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të, ku skocezi Ross Stewart kaloi në avantazh vendasit. Pjesa e parë mbyllet 1-0.

Arsenal do të barazonte shifrat në minutën e 68-të, me Viktor Gyokeres. Pas një topi të bukur të Gabriel dhe asistit të Kai Havertz, ishte suedezi që dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat.

Në minutën e 85-të, Shea Charles shënoi golin e avantazhit dhe të fitores për Southampton, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe finalizimit në mënyrën e duhur.

Southampton që luan në Championship fiton 2-1 dhe eliminon Arsenalin, duke iu bashkëngjitur Man. City dhe Chelsea-t në gjysmëfinale. Nesër përcaktohet gjysmëfinalisti i fundit mes West Ham dhe Leeds.

SHIKOGOLAT

Teilen: