Julian Nagelsmann ka vetëm dy dilema për formacionin e Gjermanisë në Kupën e Botës.
Sipas gazetës Bild, 9 pozicione janë fiksuar që tani. Në portë Baumann, në mbrojtje Kimmich, Tah, Schlotterbeck dhe Raum, në mesfushë Pavlovic, në sulm Wirtz, Gnabry dhe Havertz.
Në mesfushë dilema është mes Goretzka dhe Nmecha. Në ofensivë, Musiala është favorit absolut, por kjo varet nga forma fizike pas dëmtimit.
Nëse ai nuk bëhet gati 100%, Nagelsmann ka në dispozicion Sane, Karl dhe Schade.
Teilen: