Thursday, 9. April 2026
Sport

Muçi rikthehet në stërvitje, qetësohet stafi i Trabzonspor

GS 09/04/2026 1 Min. Lesezeit

Ndërsa Trabzonspor vazhdon përgatitjet për ndeshjen jashtë fushe kundër Alanyaspor në javën e 29-të të Superligës turke, rikthimi i Ernest Muçit në stërvitje, pas Arseniy Batagov, ka sjellë buzëqeshje në fytyrat e stafit teknik.

Muçi, i cili u kthye nga impenjimi me ekipin kombëtar me një dëmtim dhe fillimisht mori pjesë në përgatitjet për ndeshjen kundër Galatasarayt, pati një problem me shpinën, humbi seancat stërvitore pasuese dhe nuk u përfshi në skuadër për ndeshje. Ai, gjithashtu nuk mori pjesë në stërvitje gjatë kësaj jave, ndërsa është rikthyer vetëm gjatë ditës së sotme.

Teilen: