Thursday, 23. April 2026
Sport

​Pas arit të Distrias, sot radha e Fazliut, Gjakovës dhe Cenës në Evropianin e Xhudos

GS 17/04/2026 1 Min. Lesezeit

Pas suksesit të madh të Distria Krasniqit, e cila fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos për senior në Tbilisi, Kosova vazhdon sot paraqitjen me tre garues të tjerë në këtë ngjarje prestigjioze.

Në ditën e tretë të garave, në tatami do të zbresin Laura Fazliu në kategorinë -63 kilogramë, si dhe Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë -73 kilogramë, duke synuar rezultate të larta për ekipin kosovar, transmeton kosovapress.

Pas performancës mbresëlënëse të Krasniqit që i siguroi Kosovës medaljen e artë, pritjet janë rritur edhe për garuesit e sotëm, të cilët synojnë të vazhdojnë suksesin dhe të sjellin medalje

Teilen: