Golden Eagle Ylli dhe Peja do të përballen në çerekfinalen e tretë të “Play-off”-it që do të jetë vendimtare se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.
Takimin e parë e fituan therandasit 93:82, kurse të dytin, të luajtur në mesjavë, në Pejë, triumfuan pejanët 99:81, duke e barazuar serinë çerekfinale të Play-Offit.
Të dyja ndeshjet ishin shumë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe të shtunën, ku pritet atmosferë e jashtëzakonshme sportive.
Fituesi i kësaj përballjeje, në gjysmëfinale do të ndeshet me kampionin aktual, Trepçën.
Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, në palestrën e sporteve në Suharekë, duke nisur nga ora 19:30.
Çifti tjetër gjysmëfinal është Bashkimi – Bora.
Ndeshjet gjysmëfinale fillojnë në mesjavën e ardhshme dhe skuadra që shënon tre fitore kualifikohet në finale.