Tuesday, 21. April 2026
Futboll

Cafu: Unë nuk do të ndryshoja asgjë te Real Madridi aktual

GS 21/04/2026 1 Min. Lesezeit

“Unë nuk do të ndryshoja asgjë te ky ekip. Do ta lija Real Madridin ashtu siç është. Në vitet e fundit ka arritur në shumë finale të Champions League. Thonë se Real Madridi dhe Barça janë në krizë, sepse janë eliminuar në çerekfinale të Champions-it, por nuk e shoh kështu.

Real Madrid është klub i madh, por më duket normale të mos arrijë gjithmonë në finale. Do të doja të luaja sot në këtë Real Madrid, ose te Barcelona, pavarësisht ‘krizave’ të tyre”. Kështu u shpreh Cafú, ish-futbollist i njohur brazilian, duke analizuar dy gjigantët e La Liga-s, të cilët nuk mundën të kualifikoheshin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kësaj here.

Teilen: