Tuesday, 21. April 2026
Futboll

Reali synon Olise? Drejtori i Bayernit: “Zëra të tillë na gudulisin…” Për Neuer: “Do të njoftojmë diçka”

GS 21/04/2026 1 Min. Lesezeit

Bayern Munich po përjeton një fund sezoni intensiv, mes merkatos dhe objektivave në fushë, pasi ka fituar titullin e 35-të në Bundesliga dhe synon Kupën e Gjermanisë e Champions League. Një nga temat kryesore është e ardhmja e Manuel Neuer, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor dhe ende nuk është rinovuar.

Drejtori sportiv Max Eberl u shpreh në konferencë: “Nuk ka asgjë të planifikuar për momentin. Ndeshja e së mërkurës është më e rëndësishmja”, duke iu referuar gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë ndaj Bayer Leverkusen. Ai shtoi: “Për Neuer do të njoftojmë diçka në kohën e duhur”.

Teilen: