Wednesday, 29. April 2026
Sport

PSG fiton “trillerin” me nëntë gola ndaj Bayernit

GS 28/04/2026 1 Min. Lesezeit

Nëntë gola në një ndeshje gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nuk kishte ndodhur kurrë deri të martën mbrëma në Paris.

Paris Saint-Germaini fitoi duelin e parë 5:4 kundër Bayern Munchenit me përmbysje të rezultatit.

Ishte kjo një ndeshje e jashtëzakonshme, një spektakël i vërtetë futbolli.

Pesë gola në pjesën e parë dhe katër të tjerë në të dytën, bënë që Parisi ta fitojë duelin e parë, përpara ndeshjes së kthimit që luhet javën tjetër në Munchen.

Kvicha Kvaratskhelia (24′, 55′), Joao Neves (33′) dhe Ousmane Dembele (45′ 58′) shënuan golat për Parisin.

Për Bayernin realizuan Harry Kane (17′), Michael Olise (43′), Dayot Upamecano (65′) dhe Luiz Diaz (68′).

Në fund të takimit, PSG pati rast ideal për golin e gjashtë, por Senny Mayuku qëlloi shtyllën.

Ndeshja ishte e fortë, dinamike dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat, dhe lirisht mund të vlerësohet si dueli më i mirë i këtij sezoni në Champions apo finale e parakohëshme.

 

Teilen: