Friday, 15. May 2026
Sport

Kosova mund të luajë miqësore me Gjermaninë, politikani gjerman kontakton me kryeministrin Kurti

GS 15/05/2026 1 Min. Lesezeit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe politikani gjerman Hartmut Ganzke kanë propozuar organizimin e një ndeshjeje miqësore futbolli mes Gjermanisë dhe Kosovës.

Ganzke bëri të ditur se së bashku me Kurtin i janë drejtuar DFB me idenë për realizimin e një takimi historik ndërmjet dy kombëtareve.

Sipas tij, një përballje e tillë nuk ka ndodhur më parë dhe do të kishte rëndësi të madhe jo vetëm sportive, por edhe simbolike për komunitetin shqiptaro-kosovar në Gjermani. Ai theksoi se mbi 600 mijë persona me prejardhje nga Kosova jetojnë në Gjermani, ndërsa rreth 115 mijë prej tyre në Nordrhein-Westfalen.

Ganzke vlerësoi gjithashtu zhvillimin e Kombëtares së Kosovës në vitet e fundit, duke e cilësuar atë si një kundërshtar serioz në arenën ndërkombëtare.

“Do të vazhdojmë të punojmë për këtë iniciativë”, thuhet në fund të postimit.

Teilen: