Friday, 15. May 2026
Sport

Volejboll, Diplomohen trajnerët e rinj

GS 15/05/2026 1 Min. Lesezeit

Me pjesëmarrjen dhe angazhimin e trajnerëve të pasionuar nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni, përfundoi me sukses kursi ndërkombëtar “Trajner Volejbolli – Niveli I FIVB”, i organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit, në bashkëpunim me Fédération Internationale de Volleyball dhe me mbështetjen e Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse, Presidenti i FSHV-së, Erlind Pellumbi, u shpreh:

“FSHV vlerëson interesin tuaj dhe do të vazhdojë të mbështesë këdo që dëshiron të bëjë ngritjen teorike dhe praktike, duke synuar rritjen e cilësisë së këtij sporti.”

Kursi u drejtua nga Valon Nikqi, me asistencën e Altin Martiri, trajner volejbolli dhe pedagog në Universitetin e Sporteve të Tiranës. E pranishme në ceremoni ishte gjithashtu edhe Ornela Belba.

Teilen: