Tuesday, 2. June 2026
Sport

Zyrtare/ Davide Ancelotti merr drejtimin e Lille, aventura e dytë si trajner i parë

GS 01/06/2026 1 Min. Lesezeit

“LOSC Lille njofton emërimin e Davide Ancelotti si trajner të skuadrës së parë. Trajneri italian, që ka drejtuar disa nga klubet dhe kombëtaret më të rëndësishme në botë, ka firmosur një kontratë dyvjeçare”, – shkruan klubi i Lille në kanalet zyrtare në rrjetet sociale.

Klubi francez zyrtarizon kështu emërimin e Davide Ancelotti-t si trajner të parë. Italiani zë vendin e Bruno Genesio, të cilit i ka përfunduar kontrata.  

Davide Ancelotti flet frëngjisht dhe e njeh kampionatin, pasi ka punuar si përgatitës atletik te PSG në periudhën 2012-2013 bashkë me të atin. Kjo është aventura e dytë si trajner i parë për të, pas asaj me Botafogo-n në Brazil.

Teilen: