Spanjolli i Atletico Madrid është emri i ri për mesfushën bardhezi. Dy kandidatë të tjerë ndërkohë shtohen në listën e portierëve.
Juventusi e ka të qartë situatën sa i takon skuadrës drejtuese e teknike, duke konfirmuar Comolli-n dhe Spalletti-n në vendet e tyre. Tani radhën e ka merkato, ku pa të ardhurat e Champions-it duhet bërë një sforco për përforcimet. Situata më delikate ka të bëjë me sulmin.
Pozicioni i Vlahovic duhet qartësuar, por duket se ai është më larg ngjyrave bardhezi. Emri më i lakuar për momentin është Kolo Muani, francezi i PSG-së që mund të kthehet në Torino pas aventurës me Tottenham. Duhet negociuar me kampionët në fuqi të Europës për të arritur akordin përfundimtar.
Për t’u monitoruar është mesfusha, ku emri më i ri është Koke, kapiteni i Atletico Madrid, që ka edhe një vit kontratë. Spanjolli nuk është një objektiv për perspektivën, pasi ëhstë 33 vjeç, por sjell eksperiencë dhe personalitet në një skuadër që ka treguar limite në këtë drejtim. Nuk ka ende një tratativë të mirëfilltë, por fakti që Koke ka edhe 12 muaj kontratë i ofron Juventusit një mundësi të mirë për të mbyllur marrëveshjen me një çmim të favorshëm.
Delikate është situata edhe me portën, ku besimi te Michele Di Gregorio ka rënë ndjeshëm. Mes shtyllave duhet një emër me eksperiencë dhe tashmë janë disa kandidatë. Emri i ri është Emiliano “Dibu” Martinez, fitues i Europa League me Aston Villa dhe kampion bote në fuqi me Argjentinën. Kostoja është e lartë, por një tentativë Juventusi do ta bëjë.
Alternativa janë Guglielmo Vicario dhe Alex Meret. I pari i ka humbur pak kreditet te Tottenham dhe mund të kthehet në Itali, kurse i dyti nuk ka dalë mirë në përballjen me Milinkovic-Savic dhe mund të ndryshojë skuadër. Spalletti e kërkon sërish në skuadër, pasi të dy fituan titullin në 2023-shin me Napolin.