Gjigandët kinezë Li-Ning kanë mundur që të firmosin një kontratë historike me njërin prej yjeve të NBA amerikan.
Ditën e sotme kompania kineze ka lajmëruar se ka arritur një akord 10-vjeçar me yllin e Golden State Warriors, Stephen Curry.
38-vjeçari ishte prej muajsh në kërkim të një sponsori teknik pasi në nëntorin e kaluar nuk rinovoi bashkëpunimin 13-vjeçarë që kishte me Under Armour.
“Ky është diçka më shumë se një akord atletesh, më shumë se thjeshtë një bashkëpunim me një kompani. Ky është një bashkëpunim për jetë”, tha ylli i Golden State Warriors.
Teilen: