Monday, 8. June 2026
Sport

Rregulla strikte për Iranin nga SHBA, sapo të mbarojnë ndeshjet do të duhen të rikthehen menjëherë në Meksikë

GS 08/06/2026 1 Min. Lesezeit

Për Iranin, Botërori 2026 nuk do të jetë aspak i lehtë pasi do të bëjë llogaritë me udhëtimet e shumta.

Edhe pse janë pajisur me viza të rregullta i gjithë delegacioni i Iranit do të jetë mundësi që të qëndrojë në territorin amerikan vetëm në ditën e ndeshjes.

Menjëherë pas takimeve skuadra e Iranit do të duhet që të kthehet në Meksikë ku ka edhe qendrën e grumbullimit.

Siç dihet për shkak të konfliktit në Lindje të Mesme marrëdhëniet mes dy shteteve janë vështirësuar shumë. Në fillim Irani kishte vendosur që të qëndronte në Tucson të Arizonës, por pas konfliktit u spostua në Tijuana.

Teilen: