FIFA do të paguajë një shifër rekord për klubet që do të kenë lojtarët e tyre në Botërorin amerikan. Sipas programit FIFA Benefits, çdo klub do të marrë minimumi 5 mijë dollarë në ditë për çdo futbollist të grumbulluar me kombëtaren e vet gjatë këtij kompeticioni.
Kësaj shifre i shtohen edhe bonuse të tjerë të lidhur me përfshirjen në ndeshje dhe kohën e lojës. Llogaritja përfundimtare do të bëhet e ditur pas përfundimit të Kupës së Botës.
Në krahasim me Qatar 2022, shifra totale për klubet është rritur në 70% dhe shkon në rreth 355 milionë dollarë. Nga kjo shumë, rreth 1/3-ta mbulon periudhën e kualifikueseve (905 ndeshje).
Klubet që do të përfitojnë më shumë nga ky fond i FIFA-s janë Bajern Mynih, Barcelona, Manchester City e të tjerë. Nga Seria A, më shumë përfiton Milani, me 10 lojtarë të grumbulluar me kombëtare të ndryshme.