Nga data 5 deri më 7 Qershor 2026, në Ferizaj të Kosovës u zhvillua Kampionati Ballkanik i Çiklizmit Rrugor, ku Shqipëria u përfaqësua me dinjitet nga sportistët në kategoritë Elite, U19 dhe U17.
Kombëtarja Elite:
• Gabriele De Fabritis
• Bekim Tafili
• Valentino Kamberaj
• Leo Piku
• Olsian Veliaj
• Alesio Kola
Kombëtarja U19:
• Leonardo Musta
• Domenik Jaku
• Gabriel Gashi
• Markelian Bedulla
Kombëtarja U17:
• Nedion Demiri
• Muhamed Lemeti
• Luis Margjoni
• Nikolas Persiani
Shqipëria arriti rezultate të jashtëzakonshme në këtë aktivitet të rëndësishëm ballkanik:
Leonardo Musta fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë U19 (Junior), duke u renditur në vendin e dytë pas një gare shumë të fortë.
Valentino Kamberaj u shpall Kampion Ballkanik në kategorinë Elite, duke fituar medaljen e artë dhe duke ngritur flamurin shqiptar në majën e podiumit.
Ky sukses i madh është rezultat i punës së të gjithë ekipit. Një kontribut të veçantë në fitoren e titullit ballkanik dhanë sportistët Gabriele De Fabritis, Bekim Tafili, Leo Piku dhe Olsian Veliaj, Alesio Kola të cilët me sakrificën, përkushtimin dhe punën e tyre ekipore mbështetën strategjinë e skuadrës drejt medaljes së artë.