Monday, 8. June 2026
Sport

Zyrtare: Fabio Grosso, trajneri i ri i Fiorentinës

GS 08/06/2026 1 Min. Lesezeit

Fabio Grosso është trajneri i ri i Fiorentinës. Klubi italian ka zyrtarizuar mbërritjen e teknikut me një njoftim në rrjetet zyrtare. Grosso ka firmosur një kontratë deri në vitin 2028 me Fiorentinën.

Ish-trajneri i Sassuolos zë vendin e Paolo Vanolit në krye të stolit të skuadrës “vjollcë”.

“Falënderoj klubin, veçanërisht Presidentin Giuseppe Commisso dhe nënën e tij Catherine, që më besuan udhëheqjen teknike të Fiorentinës. Jam vërtet i lumtur që mund ta shfrytëzoj këtë mundësi të jashtëzakonshme”, ishin këto fjalët e para të Grossos si trajner i Fiorentinës.

Teilen: