Tuesday, 25. August 2026
Sport

Spanja “fluturon” edhe pa krahë, mposht Perunë në mbi 2000 metra lartësi pa Yamal dhe Williams

GS 09/06/2026 1 Min. Lesezeit

Spanja e De La Fuente-s “fluturon” edhe pa krahë. Mungesa e lojtarëve si Lamine Yamal dhe Nico Williams nuk kanë penguar iberikët që të fitojnë 3-1 miqësoren me Perunë.

Takimi i zhvilluar në qytetin e Puebla-s të Meksikës, i cili ndodhet në mbi 2000 metra lartësi, nuk kishte histori.

Spanja hapi llogarinë që në minutën e dytë falë një goditeje të fortë të Mikel Oyarzabal nga hyrkja e zonës. Pas më shumë se 30’ lojë Pedri shënoi edhe golin e dytë pasi shoqëroi topin në portën e boshatisur pas një pasimi të Ferran Torres. Spanja shënoi edhe golin e tretë në pjesën e dytë falë Yeremy Pino, i cili detyroi portierin Pedro Gallese që të gabonte. Ndërsa për Perunë autori i golit të vetëm ishte Jairo Velez.

Botërori 2026 nis të enjten në mbrëmje ndërsa kampionët e botës në 2010-ën do të nisin fushatën e tyre me 15 qershor në një ndeshje përballë Kepit të Gjelbërt.

Teilen: