Tuesday, 9. June 2026
Sport

Atalanta insiston për Jasharin

GS 09/06/2026 1 Min. Lesezeit

Atalanta po e sfidon seriozisht skuadrën e Comos për shërbimet e mesfushorit Ardon Jashari, i cili është pjesë e skuadrës së Milanit.

Jashari mund të largohet nga Milani këtë verë pas largimit të trajnerit Massimiliano Allegri dhe drejtorit sportiv, Igli Tare.

Tek Atalanta po e shohin Jasharin si përforcim të duhur për mesfushën dhe kanë bërë lëvizjet e para për të siguruar shërbimet e tij.

Atalanta po pret përgjigjen e Milanit, ekip që ende nuk ka vendosur nëse do ta shesë, huazojë apo do ta mbajë Jasharin duke pasur parasysh se mesfushori ka kontratë deri në vitin 2030.

Jashari iu bashkua Milanit verën e shkuar nga Brugge për 40 milionë euro por lëndimi dhe problemet fizike nuk i lejuan të ketë minutazhë të mjaftueshme në sezonin e tij të parë në Itali.

Në total, Jashari ka regjistruar 17 paraqitje në të gjitha garat për Milanin, ndërsa ka bërë edhe 1 asistim.

Teilen: