Tuesday, 9. June 2026
Sport

Torino sfidon ekipet gjermane për Ramadanin

GS 09/06/2026 1 Min. Lesezeit

Ylber Ramadani ka gjasa të mëdha që të largohet nga skuadra e Lecces gjatë kësaj vere, kanë raportuar mediumet në Itali.

“Tuttosport” raporton se skuadra tjetër nga Serie A, Torino është futur në garë për Ramadanin dhe po sfidon ekipet nga Bundesliga e Gjermanisë për shërbimet e tij.

Torino është gati të paguajë mbi 2 milionë euro për Ramadanin, i cili ka kontratë me Leccen deri në verën e vitit të ardhshëm.

Mesfushori i Shqipërisë pati paraqitje të mira në sezonin e fundit në Serie A dhe ishte ndër më të merituarit që Lecce siguroi mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Në 37 ndeshje të luajtura, Ramadani ka shënuar edhe 1 gol kurse edhe pjesë e Lecces prej vitit 2023 kur iu bashkua nga Aberdeeni i Skocisë.

Teilen: