Tuesday, 25. August 2026
Sport

Iu mohua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, arbitri somalez  pritet si hero në vendlindje

GS 10/06/2026 1 Min. Lesezeit

Omar Artan është rikthyer pak minuta më parë në Mogadishu, aty ku është pritur nga disa qindra bashkëkombës.

Në ditët e fundit arbitri nga Somalia ka marrë faqet e para të medieve nga e gjitha bota pasi edhe pse ishte i përzgjedhur nga FIFA për të  gjykuar ndeshje të Botërorit 2026 ai nuk do të jetë në gjendje që të zbresë në fushë pasi iu mohua e drejta e hyrjes në territorin amerikan nga policia kufitare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Artan, i cili do të ishte arbitri i parë somalez që do të gjykonte në një Botëror, nuk do të ketë mundësi të bëjë histori për vendin e tij edhe pse rezulton mes arbitrave më të mirë të Afrikës.

Teilen: