Thursday, 11. June 2026
Sport

NBA The Finals/ Knicks pranë titullit, San Antonio humb ndeshjen e tretë në të rënë të sirenës

GS 11/06/2026 1 Min. Lesezeit

Finalja e katërt mes New York dhe San Antonio (107-106) ishte një spektakël më vete. Miqtë nga Teksasi ishin autor të një pjese të parë perfekte, të cilën e mbyllën me 27 pikë avnatazh.

Në periodën e tretë Neë York arriti që të rikuperonte diçka duke e mbyllur këtë ndeshje me 15 pikë diferencë. Ndërsa në periodën e katërt Spurs morën përsëri kontrollin e lojës duke u rikthyer në +20, por që prej atij momenti nisi njëra prej përmbysjeve më të mëdha të historisë së NBA.

Protagonist ishte Jalen Brunson, i cili shënoi koshat, të cilët mbajtën në jetë Knicks ndërsa OG Anunoby, ishte autor i një blloku dhe më pas shënoi koshin e fitores vetëm 1.2 sekonda nga fundi.

Ky episod i përket aksioneve më të rëndësishme të historisë së NBA jo vetëm për rëndësinë që ka për New York, por edhe për lojën në total.

Teilen: