Thursday, 11. June 2026
Sport

Dallga blu e Kuraçao pushton Floridën, hyn në librin e rekordeve Guinness

GS 11/06/2026 2 Min. Lesezeit

Dallga blu e Kuraçao ka pushtuar Floridën, ku skuadra e futbollit po përgatitet në prag të debutimit Botëror kundër Gjermanisë, në Houston. Në qytetin e Texas, kjo skuadër do të marrë certifikatën e “Guiness World Record” si vendi më i vogël në histori që kualifikohet në një Kupë Bote.

Ceremonia do të zhvillohet të dielën e 14 qershorit, në “Hotel ZaZa Musemum”, në të njëjtën ditë kur luhet edhe ndeshja me Gjermaninë. Lojtarët zbarkuan në SHBA pak ditë më parë. Ata shkuan në Florida Atlantic University të Boca Raton me një autobus blu pa dritare, me muzikë me zë të lartë dhe të gjithë duke kënduar.

Një eufori që vazhdon të ngjallë kuriozitet ndaj skuadrës së vendit më të vogël që ka marrë pjesë në një Botëror. Kuraçao ka rënë në një grup mjaft të vështirë. Përveç Gjermanisë, do të ndeshet edhe me Bregun e Fildishtë dhe Ekuadorin.

“Kur nis ndeshja, gjithçka mund të ndodhë. Luhet gjithmonë 11 kundër 11. Çdo gjë është e mundur, edhe me Gjermaninë”, – ka thënë Livano Comenencia, një lojtar i Kuraçao që luan në Zvicër.

Teilen: