Për organizatën e Kansas City Chiefs dita e sotme ishte njëra prej atyre që nuk do të harrohen lehtë. Ekipi i Misurit ka arritur që të sigurojë një tjetër firmë afatgjatë me organizatorin e ekipit, Patrick Mahomes.
Në qershor të 2020, 30-vjeçari kishte firmosur një kontratë, e cila do ta mbante në Misuri deri në 2031-in prej së cilës do të përfitonte
450 milionë $ plus 50 milionë të tjerë në formë bonusesh.
Për shkak të shtrengimeve financiare organizata ka riformuluar kontratën me yllin e saj duke i prezantuar sot një tjetër draft të saj, të cilin ikona e klubit pranoi ta firmoste. Agjensia e Mahomes, “Equity Sports”, bëri me dije sot se klienti i tyre ka firmosur një kontratë të re prej së cilës do të përfitojë deri në 504.75 milionë $ (rreth 437 mln €). Për të kuptuar madhështinë e këtij akordi mjafton të përmendet se lojtari i dytë më i paguar i NFL-së është Josh Allen, i cili përfiton nga kontrata me Buffalo Bills rreth 330 mln $. A.V.