Thursday, 11. June 2026
Sport

Botërori 2026/ Më shumë skuadra, më shumë para dhe më shumë… ceremoni hapëse!

GS 11/06/2026 2 Min. Lesezeit

Më shumë skuadra, më shumë para dhe më shumë argëtim. Botërori 2026 do të ketë gjithçka “më shumë”… Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja do të organizojnë secila nga një ceremoni hapëse duke e tkhyer këtë edicion të kompeticionit më të bukur futbollistik edhe më të veçantë.

FIFA ka premtuar se sot në 19:30 merr jetë “spektakli më i madh në tokë” ku në Mexio City do të mbahet ceremonia hapëse e turneut. Kjo nuk do të jetë e vemtja pasi në 30 orët e ardhshme do të mbahen tri të tilla.

J Balvin, Shakira dhe Burna Boy do të jenë protagonistët e ceremonisë në Meksikës. Dy të fundit janë edhe autorët e njërës prej këngëve të këtij Botërori.

Në Kanada kanë zgjedhur që ceremoninë hapëse ta quajnë “Mosaik”. Në vigjilje të ndeshjes mes Kanadasë dhe Bosnje Hercegovinës impianti ku do të luhet takimi do të mbushet nga mozaikë të ndryshëm, pjesët e të cilit nënkuptojnë karakteristikën kryesore të atij shteti, multikulturalizmi. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe këngëtare kalibri si Michael Bublé dhe Alessia Cara. Në SHBA në Los Angeles, përpara takimit SHBA-Paraguaji, do të performojnë Katy Perry, Future dhe Anitta. Kjo shfaqje do të fokusohet shumë në tri pika si identiteti, ambicja dhe energjia kreative, të cilat i referohen trofeut. A.V.

Teilen: