Përfaqësuesja e Kosovës ka mbetur stabile në renditjen e re të FIFA-s.
”Dardanët” gjatë muajit qershor zhvilluan dy ndeshje miqësore, ku pësuan humbje 2-1 nga Çekia dhe fituan 3-0 ndaj Andoras.
Kosova ka fituar 1.95 pikë në llogaritjet e FIFA-s, por mbetet në pozitën e 78-të, ashtu siç ishte edhe më parë.
Kjo është renditja më e mirë që ka pasur Kosova në FIFA.

Teilen: