Thursday, 11. June 2026
Sport

Mbrojtësi njofton largimin nga Vllaznia

GS 11/06/2026 1 Min. Lesezeit

Melos Bajrami nuk është më një lojtar i Vllaznisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi 24-vjeçar njofton largimin nga skuadra shkodrane.

“Pas dy vitesh të paharrueshme, ka ardhur koha të them lamtumirë. Faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerëve, drejtuesve dhe tifozëve për mbështetjen, respektin dhe kujtimet që do t’i mbaj gjithmonë me vete. Vllaznia do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, shkruan lojtari.

Bajrami ka luajtur në 28 ndeshje për Vllazninë sezonin që lamë pas dhe ka shënuar edhe 1 gol.

Teilen: