Thursday, 11. June 2026
Sport

Bakajoko rinovon kontratën me Egnatian deri në vitin 2028

GS 11/06/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Soumaila Bakajoko ka rinovuar kontratën e tij me Egnatian deri në vitin 2028. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi nga Rrogozhina ka njoftuar lajmin.

“Bakayoko vazhdon rrugëtimin bardhejeshil! Sulmuesi ka rinovuar kontratën me Egnatian deri në vitin 2028, duke konfirmuar besimin dhe ambicien për të vazhduar sukseset së bashku. Vazhdojmë së bashku, Bakayoko”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.

24-vjeçari u bashkua me Egnatian në verën e vitit 2024. Ndonëse nuk ka luajtur shumë gjatë sezonit të rregullt, Bakajoko shkëlqeu nën drejtimin e Nevil Dedes, duke shënuar 2 gola në Final 4 dhe duke qenë një nga protagonistët e titullit kampion.

Teilen: